Vendosni fjalën kyçe....

Vrau 2 shqiptarët para 7 vitesh, arrestohet i shumëkërkuari italian (FOTO)


Mattia Archinito kërkohej që prej vitit 2012 për vrasjen e dy shqiptarëve dhe më në fund është vënë në pranga. Arrestimi i Mattia Archinito-s është bërë paraditen e djeshme në Barcelonë.

Sikurse shkruan “Repubblica.it”, dy vëllezërit Maurizio dhe Mattia Archinito akuzohen për vrasjen e dy shqiptarëve Alban Medha, 51 vjeç dhe Ndue Bruka, 27-vjeç, dajë dhe nip.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2012 në Abbiategrasso dhe nga hetimet është zbuluar se gjithçka kishte të bënte me kontrollin e trafiqeve. Por jo vetëm kaq, dy të rinjtë italianë ishin zemëruar me shqiptarët edhe për një çështje tjetër.

Në kohën kur ndodhi vrasja, Maurizio ishte 21-vjeç ndërsa i vëllai Mateo ende ishte minoren. Maurizio u arrestua në korrik të vitit 2017, ndërsa ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë dhe më pas Gjykata Supreme e ka kthyer edhe njëherë çështjen nga fillimi.

“Pak para ngjarjes dy shqiptarët kishin kryer vjedhje në shtëpinë e prindërve të vëllezërve Archinito, duke marrë bizhuteritë e arit të nënës dhe duke e bërë një gjest tejet fyes duke u lënë mbi shtrat një vibrator,  gjë që kishte shkaktuar zemërim te dy vëllezërit,” shkruan gjykatësja Antonella Patrizia Mazzei, në vendimin e saj vitin e kaluar, kur ka konfirmuar dënimin e përjetshëm për Maurizio-n.

Vëllai i tij Mattia që është arrestuar dje, ka pranuar krimin dhe duhet të vuajë 22 vite burg, raportojnë mediat italiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *