Vendosni fjalën kyçe....

Pasi iku si ministër Financash, Ahmetaj: Do të ndryshojmë ligjin për PPP-të


Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj njofton se do të ketë një ndryshim cilësor në menaxhimin dhe kontrollin e partneriteteve publike private, në reflektim edhe të rekomandimeve të FMN me të cilët punuam ngushtësisht për ta materializuar.

Kështu është shprehur Ahmetaj në një status në Facebook  dhe shprehet se  përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.

“Pr.ligji i ri për Koncesionet dhe PPP, të cilin e iniciuam në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe me shumë kënaqësi do ta finalizojmë shumë shpejt në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, do të sjellë një ndryshim cilësor në menaxhimin dhe kontrollin e partneriteteve publike private, në reflektim edhe të rekomandimeve të FMN me të cilët punuam ngushtësisht për ta materializuar.

Nga 1 korriku 2019:

  1. Nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.

Përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.

  1. Shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar
  2. Forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP.”-shkruan Ahmetaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *