Vendosni fjalën kyçe....

Trump kërcënon sërish: Do të mbyll kufirin me Meksikën, dua të ndërtohet muri


Kufiri i Meksikës mbetet një problem serioz për SHBA-në. Çdo ditë qindra emigrantë synojnë të futen në shtetin akerikan përmes këtij kufiri. Së fundmi presidenti Donald Trump kërcënoi të  se do të mbyllë kufirin SHBA-Meksikë plotësisht, nëse Kongresi nuk miraton miliarda dollarë financime për ndërtimin e murit. Trump ka dhënë idenë e ndërtimit të një muri me Meksikën sepse sipas tij në këtë mënyrë mund të bllokohen emigrantët e jashtëligjshëm.

Kërcënimi vjen në kulmin e përplasjes politike, që ka çuar në një mbyllje të pjesshme të qeverisë amerikane dhe që duket se do të dominojë edhe fillimin e vitit të tretë të Presidencës së Trumpit.

“Do të detyrohemi të mbyllim kufirin jugor, tërësisht, nëse demokratët nuk do të na japin paratë që na duhen për të përfunduar murin, si dhe të ndryshojnë ligjet qesharake të emigracionit, në të cilat vendi ynë është mbërthyer”, shkroi Trump në Twitter. Me kufirin e mbyllur, Trump tha se ai do t’i çojë marrëdhëniet SHBA-Meksikë në nivelet para arritjes së marrëveshjes “NAFTA”, që hapi dyert për tregti të lirë në Kanada, Meksikë dhe SHBA.