Vendosni fjalën kyçe....

“Ti je fajtori”, Xherdan Shaqiri zbulon mesazhet që i erdhën pas shkarkimit të Mourinho-s


Shkarkimi i Jose Mourinhos nga stoli i Manchester United ishte padyshim lajmi i kësaj jave në botën e futbollit.

Një ndihmesë drejt këtij vendimi ka dhënë edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri i cili me dy golat e tij i shkaktoi humbjen e fundit Manchester United-it.

Në një intervistë për “The Guardian”, Shaqiri ka thënë se pas shkarkimit të Mourinhos, ka marrë shumë mesazhe të çuditshme.

 “Mora shumë mesazhe pozitive pas ndeshjes, por më vonë, kur u dha lajmi për Mourinhon, mora një mesazh: Ti je fajtori! Por ky është futbolli ndonjëherë. Megjithatë, nuk mendoj se fakti që e fituam ne atë lojë u bë shkak që United të ndryshonte menaxherin. Ka patur dhe arsye të tjera.”, tha Shaqiri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *