Vendosni fjalën kyçe....

Prindërit e papunë por pa ndihmë ekonomike, historia e studentit ekselent


Dy prindër të papunë, mesataren 10 por pa asnjë ndihmë ekonomike. Kjo është historia që tregoi mbrëmjen e kaluar studenti Mario Nesturi, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu.

Studenti u shpreh se babai dhe nëna e tij janë të papunë, por pavarësisht kësaj, falë edhe një ndihme modeste nga e motra, ndjek studimet me rezultate tepër të larta.

“Unë vij nga një familje që të dy prindërit i kam aktualisht pa punë. Nuk përfitoj asnjë trajtim ekonomik, domethënë asnjë bursë. Sepse që të përfitosh trajtim ekonomik duhet të marrësh nga bashkia një 80 mijë lekësh të qelbur, të vjetra flasim. Momentalisht edhe mamaja edhe babai im janë pa punë.”, janë fjalët e Nesturit.

I pyetur nga Fevziu se si i siguron paratë për të shkuar në shkollë, Nesturi tha se e ndihmojnë.

“Na ndihmojnë, ç;a të them. Motrën e kam aktualisht në një punë që mbahet vetëm për vete se është mënjanë nga familja domethënë. Ajo më ndihmon pak a shumë.”, tha i riu ndërsa pranoi se punonte edhe vetë.

Por rrëfimi i tij nuk mbaron me kaq. Studenti tha se pavarësisht vështirësive e kishte mesataren e vitit të fundit 10.

“Doja të thoja që jo vetëm unë por edhe pjesëtarë të tjerë të fakultetit, e kemi mbyllur me mesatare absolute 10.0 dhe përsëri nuk përfitojmë ndihmë ekonomike.”, janë fjalët e studentit, i cili shpjegoi më tej se arsyeja se përse nuk përfitonte ndihmë ekonomike ishte se duhej që mesataren ta kishte 10 që nga viti i parë deri tek i fundit. Pra të kishe marrë 10-ta në çdo provim.

Mario Nesturi tha gjithashtu se në listat e kërkesave të studentëve të paraqitura në media, mungonin disa pika:

-Transparenca e buxhetit nga Ministria e Arsimit , Sportit dhe Rinisë dhe publikimin e të gjitha shpenzimeve online.

-Rishikimi i titujve akademik dhe i plagjiaturave dhe doktoraturave

-Ndërtimi i bibliotekave me standarte dhe standarte europiane dhe Libri universitar online, falas

-Vlerësimi i performancës dhe mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të pedagogëve, domethënë Vetting-u i pedagogëve./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *