Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja-Ramës: As serbët, as grekët, ti je armiku më i madh i shqiptarëve


Analisti Fatos Lubonja ka folur së fundmi për mesazhin e Ramës mbi flamurin shqiptar,  për bashkimin me Kosovën.  Gjithë këtë Lubonja e quajti një “strehë e fundit e horrave” për të dalë si nacionalist mbi gjithë këto probleme që i ka shkaktuar vendit.

Lubonj ka theksuuar se Rama është armiku më i madh i shqiptarëve dhe këto veprime të tij hapin shumë probleme. 

“Një kërcënim që i bëhet Europës, është një deklaratë shqetëusese po bën pjesë në atë që unë e si streha e fundit e horrave. Sa herë kanë problemet me shqiptarët për shqiptarët fusin këtë idenë e Shqipërisë abstrakte. Meqë këta punojnë tërë kohës kundër shqiptarëve, flasim për Shqipërinë e madhe. Problemi që është këtu sot, por dhe në Kosovë, është se shqiptarët po ikin për shkak të këtyre.

Ku bashkohen këto dy pika? Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë këta, as serbët as grekët. Po të mos ishte sot Europa, kufiri i Serbisë mund të ishte deri në Kukës. Ky i thotë Europës tani, nëse ju nuk na pranoni, ne bashkohemi vetë. Këto janë kërcënime që hapin probleme më shumë,”,  tha Lubonja.
Nga Kosova Rama akuzoi Bashkimin Europian se po sillet me dy fytyra në raport me integrimin e shqiptarëve: “Bashkimi Evropian t’i japë fund sjelljes me dy fytyra. Shqipërisë i premton hapje negociatash dhe nuk hapen, Prishtinës i premton liberalizim vizash që nuk liberalizohen, ndërkohë që Serbia vazhdon me kapitujt”.