Vendosni fjalën kyçe....

 “Kemi shkronja, s’kemi libra. Nuk duam të mësojmë me skripta”, nxënësit e Tetovës në protestë (VIDEO)


Në 110 vjetorin e Ditës së Alfabetit, nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së librave në gjuhën shqipe.

Ky problem përsëritet vit pas viti dhe nxënësit thonë se detyrohen t’i marrin librat me kopje ose të mbajnë shënime kur flet mësuesi.

“Kemi shkronja, s’kemi libra. Nuk duam të mësojmë me skripta”, është thirrja e nxënësve të Tetovës.

Përpos mungesës së librave, ato pak libra që qarkullojnë janë me gabime drejtshkrimore.

“Dhe ato pak libra që i kemi në gjuhën shqipe janë me gabime drejtshkrimore. Ne si nxënës detyrohemi që këto libra t’i fotokopjojmë ose në të kundërt t’i shkruajmë nëpër fletore duke marrë shënime”, thotë një nga nxënësit protestues.

Edhe pse me Ligjin e ri për tekstet shkollore synohej evitimi i të gjitha gabimeve dhe lëshimet e deritanishme, megjithatë duket se ky problem ende nuk është zgjidhur.

Sipas Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni në vazhdimësi është theksuar se tekstet shkollore me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni në brendi kanë përmbajtje fyese, nxitje ndëretnike dhe gabime të shumta gjuhësore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *