Vendosni fjalën kyçe....

Takimin e djeshëm në Kashar, Veliaj e shet sot si “live” në Facebook


Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mesa duket i është rikthyer kronikave të montuara.  Pak minuta më parë u shfaq live në “Facebook” nga Kashari ku prenzantoi “Buxhetin 2019” të bashkisë së Tiranës.

Por çfarë vunë re?

Në media Veliaj për prezantimin e këtij buxheti në Kashar u shfaq shumë minuta para se të dilte live në Facebook. Po të të njëjtën veshje, po të të njëjtat deklarata kreu i Bashkisë u shfaq në kronikat e mediave rreth 1 orë para se të dilte “live” në Facebook.  Pra ai këtë aktivitet ua ka dërguar mediave me zë dhe figurë para se të dile “live” në rrjetin social. 

Por kur është zhvilluar ky aktivitet? Në fakt Veliaj këtë takim e ka zhvilluar në Kashar mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot u shfaq sikur ishte drejtpërdrejt në Kashar, pasi doli live në Facebook.

Veliaj live në Facebook në orën 15:15

Kronika  e publikuar nga Top Channel në orën 14:50

Lajmi i publikuar nga Shqiptarja.com në 14:30

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *