Vendosni fjalën kyçe....

Sërfisti në Kaliforni vritet nga një sulm peshkaqeni në virgjilje të Krishtlindjeve


Një sërfist u vra në një sulm peshkaqeni në prag të Krishtlindjeve në Kaliforni. Policia lokale thotë se ata iu përgjigjën një raportimi për një viktimë mashkull në gjirin Morro herët të premten.

Burri i cili nuk është identifikuar, u shpall i vdekur në vendngjarje. Tani po zhvillohet një hetim dhe plazhistët u urdhëruan të qëndrojnë jashtë ujit për 24 orët e ardhshme.

“Është një aksident i tmerrshëm.”- tha drejtori i patrullës lokale të portit, Eric Endersby, i cituar nga CNN.

“Për fat të mirë, moti dhe era e kanë rrënuar sërfin, kështu që nuk ka shumë surfistë, por ne i kemi mbyllur ujërat për siguri”.

Viktima e sulmit të së premtes besohet të jetë një bodyboarder 31-vjeçar, raporton Los Angeles Times.

Ai thuhet se fillimisht u ndihmua nga një grua sërfiste aty pranë, e cila e tërhoqi zvarrë në plazh.

Ka pasur disa sulme të peshkaqenëve në zonë vitet e fundit, por besohet që kjo të jetë vdekja e parë nga një sulm i tillë që nga viti 2003.

Në vitin 2012, një sërfist u vra nga një peshkaqen në Surf Beach në Santa Barbara, rreth 100 kilometra në jug-lindje nga gjiri Morro.