Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 11-vjeçari në Shkodër, u përplas nga makina sa zbriti nga autobusi


Një 11-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër pasi i përplas nganjë mjet në aksion Shkodër-Velipojë.

Sipas policisë, i mituri sapo kishte zbritur nga autobusi kur është përplasur nga makina që drejtohej nga një 31-vjeçar.

Edhe pse është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës, i mituri me iniciale E.R. nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka ndaluar autorin e dyshuar të aksidentit H.M., banues në fshatin Mushan të Shkodrës.

Më date 26.10.2018, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor. Mjeti me targë AA 120 TS, ka aksidentuar fëmijën E. R. 11 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër i cili sapo kishte zbritur nga autobusi. Fëmija u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku  kanë bërë shoqërimin e shtetasit H. M. 31 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, për veprime të metejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *