Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Rama i dha Vilma Nushit 6.3 milionë euro për 420 mijë analiza të pabëra, të më padisë për shpifje


Deputetja e Partisë Demokratike, Vokshi, ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka dhënë Vilma Nushit nëpërmjet koncesionit të Chek-up 6.3 milionë euro për 420 mijë analiza të pabëra kurrë.

Sipas deputetes demokrate, në listat e personave që bëjnë check-up ka persona që nuk jetojnë më si dhe persona të cilët kërcënohen me vendin e punës ose me ndërprerjen e ndihmës nëse nuk e bëjnë.

“Të thuash që 1.2 mln shqiptarë e kanë bërë Check up në 4 vjet, është si të thuash që Shqipëria ka pasur 4 Kryeministra të ndryshëm në 4 vjet. Por, për fat të keq, kemi pasur vetëm një Kryeministër, me të njëjtat mashtrime për SHËNDETËSI FALAS.

Janë pothuaj të njëjtët qytetarë që i detyrojnë, duke i kërcënuar e shantazhuar, të bëjnë check up cdo vit ose disa herë në vit. Lista përmban:

– emra të personave që nuk jetojnë më;

– emra qytetarësh që kurrë nuk e kanë bërë check up;

– emra të sëmurësh që i detyrojne të bëjnë check up disa herë në një vit, përndryshe nuk marrin kurat e nevojshme për të jetuar;

– emra mjekësh familje e infermierësh që detyrohen të japin gjakun e tyre për analiza që të plotësojnë normën e përcaktuar;

– emra qytetarësh në ndihmë ekonomike e pagesë invaliditeti që e rrezikojnë atë nëse nuk bëjnë check up;

– emra mesuesish, punonjës të administratës të detyruar të bëjnë check up në këmbim të mbajtjes së vendit të punës; – etj

Kryeministri Rama të publikojë tabelën për 6.3 mln EUROT paguar Vilmës për 420 mijë analiza të pabëra kurrë. Një abuzim skandaloz me buxhetin e taksapaguesve, evidentuar edhe në raportin e KLSH.

Le të më padisë Rama për shpifje.

Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të publikuar listën e atyre që kanë bërë check up.” – shkruan Vokshi në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *