Vendosni fjalën kyçe....

Këshilla e Xhafajt për gazetarët: Rrini gati, këtë javë ka lajme interesante


Ditën e sotme, Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj doli në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Romman.

Ministri Xhafaj paralajmëroi lajme interesante në ditët e ardhshme.

 “Besoj se do kemi një ditë të ngjeshur me kolegun gjerman, se do kemi aktivitete të tjera. Dhe t’u  jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Bitën dhe Gentin se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë”, tha Xhafaj në fund të konferencës.

Ministri Xhafaj tha se ka një projekt shumë ambicioz, kufirin, ndërsa Romann paralajmëroi se do të kishte një bashkëpunim shumë të mirë mes dy vendeve, deklaratë pas të cilës ministri shqiptar deklaroi se “Shqipëria nuk ishte si Gjermania”.

“Ministri Xhafaj tha se Shqipëria nuk është si Gjermania por edhe Gjermani nuk është si Shqipëria, por nëse ne bëhemi së bashku në pikat tona më të forta kjo do të jetë në të mirë të të dy vendeve dhe popujve”, u shpreh Romman.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *