Vendosni fjalën kyçe....

Rama-Bashës: Artist të vërtetën se mbulon asnjë mbushës apo analist kazani


Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për audipërgjimin e Agron Xhafajt e cila ka sjellë reagime të mëdha mes kampeve politike.

Përmes një postimi në Twitter Rama ironizon Bashën, ndërsa se cilëson atë ‘artist’. Në këtë linjë kreu i qeverisë pohon se të vërtetën nuk e mbulon njeri. 

“Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë,edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin,edhe kur i thatë jepi,shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu!Po si i bëhet të vërtetës o Artist,të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot?E di, në hall je”, shprehet Rama ndaj Bashës.

Duhet të themi se një ditë më parë ai që pretendohej nga Prokuroria si dëshmitari kyç, Fredi Alizoti në zbardhjen e së vërtetës për audiopërgjimin e Agron Xhafajt ka ndryshuar qëndrim 180 gradë.

Në një përgjim të ri ai ka deklaruar se nuk janë ekponentët e PD-së që kanë dashur ta joshin me lekë, por në makinë e ka marrë Ardi Veliu (Drejtori i Policisë) dhe i ka dhënë kafe Taulant Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *