Vendosni fjalën kyçe....

“Bandat kontrollojnë shtetin”, Xhafaj: Gënjeshtër e madhe


Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha. Xhafaj është shprehur se deklarata e Bashës është një gënjeshtër. 

“Basha, dje: “Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës!”, shprehet Xhafaj. 

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se Rama ka instaluar në vend shtetin e tij privat.

Sipas kryedemokratit, pjesë e kësaj strukture është ministri i Brendshëm, Xhafaj, Kryeprokurorja Arta Marku dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Basha tha se shteti privat i Edi Ramës është në funksion të krimit të organizuar dhe po manipulon gjithçka për të shpëtuar Fatmir Xhafajn dhe Taulant Ballën nga skandalet ku janë përfshirë.

Ai tha se nëse deri dje shteti mbronte Habilajt, sot mbron Xhafajt dhe Ballën të kapur në skandale të njëpasnjëshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *