
Trupi i Ajatollah Ali Khameneit u vu në një sallë të madhe në Teheran të premten, ndërsa klerikë, zyrtarë, personalitete të huaja dhe të tjerë të pranishëm i bënë homazhe Udhëheqësit të ndjerë Suprem të Iranit, i vrarë nga bombat amerikane dhe izraelite.
Irani po organizon një javë me procesione masive mortore për Khamenein, mbretërimi 37-vjeçar i të cilit mori fund në shkurt nga sulmi i parë ajror i luftës, në një shfaqje të përkushtimit publik ndaj shtetit teokratik dhe zellit revolucionar të Republikës Islamike, shkruan Reuters.
Trupi i Khameneit pritej të dërgohej në Qom, Naxhaf dhe Kerbala, qendrat e mëdha shiite të Iranit dhe Irakut, përpara se të varrosej të enjten në Mashhad, vendi ku ndodhet faltorja më e shenjtë e pelegrinëve në vend.
Arkivoli i tij u zbulua vonë të enjten para një turme mbështetësish që qanin me dënesë, të cilët lëkundeshin dhe rrihnin kokat në të njëjtën kohë me një vajtim të kënduar, ndërsa lulet hidheshin nga arkivoli drejt turmës.
Të premten, arkivoli – dhe ato të anëtarëve të familjes së vrarë me të u vendosën në sallën e madhe të lutjeve të ndërtuar për të nderuar paraardhësin e tij, Ajatollah Ruhollah Khomeini.