
Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mjull-Bathores, në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haki Husha”, ku dyshohet se një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.