
Deputeti i PD-së Boçi ka akuzuar kryeministrin Rama lidhur me zjarrin në vendin e derdhjes së plehrave në Bushat të Shkodrës. Ai shkruan se shkak për këtë është korrupsioni qeveritar e interesat kriminale, ndërsa dëmi në shëndet e mjedis është i pallogaritshëm.
Boçi shkruan se vendimi i kryeministrit Rama për të shtuar në vendin e hedhjes së mbetjeve përveç atyre të Shkodrës e Lezhës edhe të Elbasanit e Fierit shkaktoi dëmin.
Demokrati shkruan se ndërsa inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit gllabëruan miliona, nuk funksionojnë.
Boçi shton se zjarrvënia është e qëllimshme pasi duhet bërë vend për plehrat e tjera që do vijnë nga zont e lartpërmendura.
“Pamjet apokaliptike vijnë nga landfilli i Bushatit në flakë që prej paradites së sotme.
Bushati “parajsa” e fitimit për korrupsionin qeveritar e interesave kriminale, është dëshmuar sot si porta e “ferrit” për qytetarët e zonës. Dëmi në mjedis e shëndet është i pallogaritshëm. Bushati s’ka më kapacitet pas viteve përdorim. Por Rama i shtoi atij trefish ngarkesë me vendimin absurd për të depozituar aty mbetjet, përveç Shkodrës dhe Lezhës dhe të Elbasanit e Fierit.
Kjo sepse inceneratorët që gllabëruan miliona euro në Elbasan e Fier nuk funksionojnë.
Dhe për të mbuluar korrupsionin u mor ky vendim korruptiv.
Korrupsioni për Ramën lahet me korrupsion.
Zjarrvënia aty është e qëllimshme, sepse duhet të hapet hapësirë që të vijnë plehra më shumë pas ezaurimit të kapaciteteve dhe fitimi korruptiv të mos ndalet.
Siç duket nga Elbasani u morën jo vetëm plehrat, por dhe taktika e zjarrvënies e aplikuar disa herë në Elbasan.
Kjo katastrofë mjedisore e shëndetësore,
për shkak të vendimit absurd të Ramës u paralajmërua nga PD dhe ekspertët, por nuk u dëgjua.
Sot zjarrvënësit e fateve të shqiptarëve se kanë për gjë t’i vendosin një zjarr një landfilli për të ndezur akoma më shumë makutërinë e tyre për të fituar sa më shumë para mbi shëndetin e rrezikuar të njerëzve dhe helmimin e mjedisit!
Ky është Rama dhe kjo është mënyra si qeveris ai!!!!”