Vendosni fjalën kyçe....

Korreshi ironizon gjendjen e rrjetit energjetik me “Portat e Darsisë”: Video flet vetë



Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar një video nga zona e Darsisë, ku në mënyrë ironike e cilëson atë si “Portat e Darsisë”, duke ngritur shqetësime për gjendjen e infrastrukturës energjetike.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Korreshi shfaq shtylla elektrike të amortizuara, për të cilat thekson se reflektojnë mungesë investimesh dhe neglizhencë institucionale. “Video flet vetë”, shprehet ai, duke e paraqitur situatën si kontrast me projektet e promovuara nga qeveria.

Reagimi i tij vjen në vijim të debatit të fundit në Kuvend me ministrin Enea Karakaçi, i cili ka propozuar nismën “Portat e Alpeve”. Mes palëve pati akuza të ndërsjella lidhur me prioritetet e zhvillimit dhe menaxhimin e investimeve në sektorin energjetik.

Korreshi e përdor këtë rast për të vënë në dukje diferencën mes projekteve të shpallura dhe gjendjes reale në terren, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj infrastrukturës bazë në zonat rurale.