
Presidenti Donald Trump foli shkurtimisht për Iranin para se të merrte pyetje nga gazetarët gjatë nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv.
Ai u shpreh se ka “bisedime shumë të mira në zhvillim” me Iranin, ndërsa e përshkroi sjelljen e tij si “paksa dinake, siç ka qenë prej 47 vitesh”.
Trump tha se drejtuesit iranianë synojnë të mbyllin Ngushticën e Hormuzit, por theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që “të shantazhohen”.
Ai shtoi se SHBA po mban një qëndrim të ashpër ndaj situatës, shkruan BBC.
Presidenti deklaroi gjithashtu se pritet të ketë “disa informacione deri në fund të ditës” lidhur me Iranin, por nuk pranoi pyetje të drejtpërdrejta për konfliktin para përfundimit të sesionit.
“Po mbajmë një qëndrim të vendosur” me Iranin: bisedimet “po ecin shumë mirë. Kanë qenë paksa dinake, siç kanë qenë për 47 vjet. Ata nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë udhëheqës. Po flasim me ta: ata donin ta mbyllnin përsëri Ngushticën, por nuk mund të na shantazhojnë”, tha Trump.