
Kryedemokrati Berisha lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe drejtuesve të policisë lidhur me sjelljen e tyre protestën e sotme.
Në një deklaratë në dyert e selisë blu, ai tha se krerët e policisë kishin marrë urdhër për goditjen e krerëeve të opozitës ndërsa paralajmëroi pasoja ligore daj tyre. Berisha tha gjithashtu se dosja Rama-Balluku nuk do mbyllet derisa të dy të dalin para drejtësisë.
“Regjimi u soll sonte si pushtues barbar. Zëri juaj u shndërrua në terror për Edi Ramën. Sot me urdhër të Skëndër Ballukut, Sokol Bizhga, Elton Allushi, Dashamir…shefi i Operacionales, treguan fytyrën prej kriminelësh. Nuk kanë asnjë lidhje me punonjësit e policisë, por treguan fytyrën prej krimineli. Dosja Rama-Balluku nuk mundet deri ditën e fundit të jetës së tyre. Ata janë të regjistruar sio hajdutët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe nuk ka asnjë forcë që t’i mbrojë. Sot Skëndër Balluklu goditi drejtuesit kryesorë të PD-së. Boçi, Noka, Balliu, janë në spital, gazetari Aulon Kalaja i goditur personalisht. Drejtues të tjerë të PD-së janë të plagosur.” – tha Berisha.