
Kreu i PD-së berisha akuzoi kryeministrin Rama, ish-zv.kryeministren Balluku e shumicën socialiste për grabitjen e zgjedhjeve të 11 majit 2025 përmes bashkëpunimit me krimin e organizuar.
Ai bëri një krahasim me Hungarinë duke përmendur dallimet, sipas tij mes dy vendeve.
“Në Hungari nuk u arrestua asnjëherë lideri i opozitës në vit zgjedhor siç ndodhi në Shqipëri. Nuk u mor vula dhe logoja e partisë kryesore opozitare. Në Hungari qeveria nuk shpërndau 100 euro për çdeo pension në mes të fushatës elektorale.
Atje votën nuk e kontrolluan kartelet më të rrezikshme kriminale siç bënë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Lushnjë. Në Hungari qeveria nuk fali gjobat dhe kamatat e 10 viteve me vlerë disa miliardë euro siç bëri narkodiktatori. Në Hungari, mediat u rreshtuan krah opozitës dhe TikTok nuk u bllokua.
Këtu ku 90% e mediave që kontrollohen nga Edi Rama mbjellin çdo ditë mashtrim për opozitën. Atje për një gabim që bënë anëtarët e qeverisë, o dorëhoqën anëtarët e qeverisë dhe dolën para drejtësisë. Këtu Lubi Balluku, për 1.2 miliardë euro abuzime me tenderat, Rama e mori në mbrojtje për të mbrojtur aferat e veta.” – tha Berisha.