Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna pranë “Farmacisë 10”, plagoset 45-vjeçari


Një 45-vjeçar është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Tiranë. I lënduar ka mbetur Ilirjan Dosti i cili është qëlluar në një lokal pranë “Farmacisë 10”.

Ai ka marrë plumba në bark dhe është dërguar me shpejtësi në spital ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”