Vendosni fjalën kyçe....

‘Sterilizimi’/ Shlyejnë dënimin prej 4 vitesh burg, Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj


Gjykata e Posaçme ka liruar ish-zv/ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Raportohet se vendimi u dha me shuarje dënimi sepse pas përllogaritjeve atyre u ka përfunduar koha e dënimit më mbajtjen në paraburgim.

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Rrjepaj, dhe biznesmeni fitues i koncesionit, Rrapaj, janë dënuar me nga 4 vite burgim, duke përfituar nga zbritja e dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar.