Vendosni fjalën kyçe....

Tenderi 25 milionë euro i uniformave të policisë, SPAK jep njoftimin zyrtar


SPAK ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me operacionin e sotëm ku u arrestuan tetë zyrtarë e ish-zyrtarë ndërsa një tjetër u la në arrest shtëpie.

Sipas prokurorisë speciale ata akuzohen për shkelje të barazisë në tenderin e uniformave të policisë.  

SPAK thotë se në cilësinë e pozicioneve zyrtarë që kanë pasur kanë avantazhuar e privilegjuar në mënyrë të padrejtë kompaninë fituese në tenderin me vlerë 25 milionë euro.

Për tetë nga të arrestuarit prokuroria ka kërkuar arrest në burg ndërsa për një tjetër arrest në shtëpi.