
Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve pavarësisht fitores së ngushtë 1-2 në Madrid ndaj Atletikos.
Katalanasit që u mundën 2-0 në shtëpi, arritën të shënojnë dy gola të shpejtë në pjesën e parë duke dhënë idenë se do e përmbysnin rezultatin e do kualifikoheshin në gjysmëfinale.
Megjithatë Atletiko barazoi ende pa u mbyllur pjesa e parë, rezultat që e ruajti deri në fund. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, PSG-ja mundi Liverpulin në Angli e pas fitores në Paris, e ka mbizotëruar krejtësisht çerekfinalen.