Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë


Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.

Në shënimin e kësaj dite, këtë të martë më 14 prill 2024, U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bën homazhe tek Memoriali “Heroinat”. Kurse, QKRMT mban Konferencën Rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”. Marrin pjesë u.d e presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, raporton RTKlive

Në shënimin e Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës –“Ma kthe dritën”, Kuvendi i Kosovës, në ora 17:00, mban seancë solemne.

Ndryshe, 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale, shkruan RTK.