
Vedat Muriqi shënoi golin e fitores për Mallorcën në suksesin 2-1 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e javës së 30 të La Ligës.
Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 41 me Manu Morlanes, ndërsa Real Madridi barazoi në minutën e 88 me Eder Militao. Në kohën shtesë, Muriqi realizoi golin që vendosi rezultatin përfundimtar.
Muriqi në këtë mënyrë shkon në 19 gola në këtë sezon duke iu afruar gjithnjë e më shumë Kylian Mbappe në klasifikimin e golashënuesve, ndërsa Mallorca shkon në 31 pikë. Përsa i përket Realit të Madridit, kjo humbje është një goditje e rëndë në këtë pikë të sezonit me Los Blancos që mbeten me 69 pikë.