Vendosni fjalën kyçe....

Qëndrimi i Ramës për korrupsionin, Bardhi: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur në të


Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për korrupsionin, duke e akuzuar për mohim të realitetit.

Sipas Bardhit, çdo mohim nga Rama shmang përgjegjësinë, dëmton drejtësinë dhe vonon zgjidhjen e problemeve, duke rënduar situatën për qytetarët.

Reagimi i plotë:

MOHIMI QË KUSHTON!

Koha ka provuar se sa më shumë që Edi Rama mohon një problem, aq më thellë është i zhytur në të dhe aq më shumë zvarritet për ta mbrojtur. Por çështja është se, bashkë me të, zvarriten edhe shqiptarët.

Duke mohuar realitetin e krimit dhe korrupsionit, siç po bën sot, Edi Rama shmang përgjegjësinë, dekurajon dhe intimidon drejtësinë, thellon krizën dhe vonon zgjidhjen, duke e kthyer çdo mohim në kohë të humbur për Shqipërinë.