Vendosni fjalën kyçe....

10 fotot më të mira gazetareske të javës


BBC” ka seleksionuar disa fotografi gazetareske të cilat i konsideron si më të mirat për zhvillimet e shtatë ditëve të fundit.

Foto 1- Ceremonia në Normandi që shënon sakrificën e atyre që vdiqën 75 vjet më parë në D-Day. Zbarkimi në Francën veriore ishte operacioni i kombinuar më i madh tokësor, ajror dhe detar në histori që shënoi fillimin e fushatës për çlirimin e Evropës veri-perëndimore të pushtuar nga nazistët.

Foto 2- Njerëzit në mbarë botën festuan Fitër Bajramin, një nga dy festat zyrtare të Islamit. “Festivali i thyerjes së agjërimit”, fillon me shikimin e parë të hënës së re dhe përfundon muajin e shenjtë islamik të Ramazanit. Këtu dy gra bëjnë një selfie në plazhin Talo Kapo në Tajlandë.

 

Foto 3- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u prit nga Mbretëresha Elisabeth II, në vizitën e tij të parë zyrtare shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Foto 4 – Dong Haifa dhe Mi Qiaoyun mblodhën mjaltë të egër nga kosherja në shkëmbinj në një grykë afër Mangshit në Kinë. Të pajisur me veshje mbrojtëse, gjuetarët përdornin tym për të shpërndarë bletët gjigante të Himalajeve, por shpesh herë janë thumbuar ndërsa përpiqeshin të nxirrnin mjaltin e lakmuar.

Foto 5- Ngjarja më e rëndësishme e propagandës së Koresë së Veriut, “Lojërat Masive”, u ndaluan pas kritikave nga udhëheqësi i vendit Kim Jong-un. Të hënën, Kim kritikoi lojërat për “frymën e gabuar të krijimtarisë” së tyre.

Foto 6- Memphis Depay, nga Holanda, u kap në këtë pozitë të pazakontë gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Anglisë, mbajtur në Portugali. Holandezët fituan 3-1.

 

Foto 7- Dreribrilopatë i quajtur Max është zhvendosur në zyrën e senatores Jeanne Shaheen, përpara pritjes së dhjetë-vjetorit të Experience New Hampshire në Capitol Hill.

 

Foto 8- Kuajt lahen nga pronarët e tyre në lumin Eden në ditën e parë të panairit të kuajve Appleby në Cumbria. Panairi është një tubim vjetor për ciganët dhe udhëtarët.

 

Foto 9 – Festivali i dhjetë i luftës me domate, i njohur si ‘Tomatina’, u zhvillua në Sutamarchan, Kolumbi. Festimet shënojnë fundin e korrjes së domates.

Foto 10- Josie Baker, Charisma Belle, Carmen Geddit, Decoda Secret dhe Jacqui St Hyde pozojnë  për një foto në Shtëpinë e Operës së Sidneit për të nisur fushatën e homoseksualëve “Sydney Gay and Lesbian Mardi Gras WorldPride”. Organizata po oferton për të organizuar festivalin bienal të WorldPride në vitin 2023.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *