
Kryeministri Rama u ka kërkuar kryebashkiakëve të vendit që të gjejnë shtëpi të vjetra e t’i ruajnë me qëllimin për t’i kthyer në muze.
Ai tha gjithashtu se vendi duhet të ketë muzetë e pijeve tradicionale si vera e rakia apo muze edhe për vajin e ullirit.
“Në çdo bashki, në shumicën dërrmuese të tyre të paktën, ka shtëpi me vlera të rëndësishme për trashëgiminë kulturore që janë të pa banuara apo në rrënim e sipër. Ajo që po bëjmë me Ministrinë e Kulturës është marrje e tyre nga shtëpi dhe shpronësimi i tyre për t’i muzealizuar më pas. Angazhohuni përcaktoini si kandidatura për të hyrë në këtë proces, ndajini me Ministrin e Kulturës për të klasifikuar vlerat e tyre dhe planifikoni se për çfarë mund të muzealizohen. Kemi shumë gjëra që mund të ekspozojmë, jemi një vend që ka në zemrën e aktivitetit të tij turizmin. Duhet të rrisim aksionet.
Kur na pyesin kush është pija tradicionale shqiptare ne themi është rakia. Por nuk kemi një muzë për rakinë, verën apo vajin e ullirit, të cilat i kemi në disa variante”, tha Rama.