Vendosni fjalën kyçe....

Tërmet 3.8 ballë në zonën qendrore të Shqipërisë, lëkundje në Lushnje dhe Elbasan



Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në vend, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ka qenë mes qyteteve Lushnjë dhe Elbasan, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani.

Lëkundjet janë ndjerë për disa sekonda dhe kanë shqetësuar banorët e zonës, por deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.