Vendosni fjalën kyçe....

Danimarka do vendosë kontrolle kufitare me Suedinë


Danimarka do të vendosë kontrolle kufitare të përkohshme në kufirin suedez duke filluar muajin tjetër, tha Ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup.

Masa vjen pasi dy suedezë u akuzuan se ishin përfshirë në një shpërthim jashtë Agjencisë së Taksave Daneze në gusht, raporton “Reuters”.

Kryeministri Mette Frederiksen tha asokohe se qeveria po konsideronte forcimin e kontrolleve në kufirin e saj me Suedinë.

Danimarka është e lidhur me Suedinë përmes urës Oresund nëpër një ngushticë 16 kilometra.

Mijëra qytetarë nga të dy vendet udhëtojnë përtej kufirit çdo ditë me tren dhe makinë. Të dy vendet janë anëtare të Bashkimit Evropian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *