Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Furnizuesit kryesorë të kokainës, klanet e drogës të lidhura me Ramën


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kthyer Shqipërinë në një qendër të trafikut të drogës.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se vendi është ndër furnizuesit kryesorë të kanabisit në Europë, ndërsa shtoi se edhe trafiku i kokainës lidhet, sipas tij, me klane që kanë lidhje me qeverinë.

“Pas denoncimeve të narkoshtetit shqiptar si rrezik madhor për sigurinë e rajonit Europës dhe më gjerë, pas paralajmërimeve të përsëritura të administratës së SHBA për problematika të mëdha, të karteleve të drogës dhe lidhjeve të tyre karteleve, Edi Rama ktheu dje përgjigje, vende që na përmendin drogën të shohin veten e tyre se kanë më shumë se ne. Kjo është tipike përgjigja e një padrinoje.

Kjo është tipike përgjigja, reagimi i një njeriu në rreth të kuq që pasi ka humbur çdo shpresë se mund të dalë nga rrethi i kuq fajëson të tjerë për çka është autor dhe përgjegjës kryesor.

Droga dhe trafiku i drogës është një fenomen botëror është e vërtetë, por është e vërtetë se në hartën e drogës në Europë, nxin më shumë se çdo vend tjetër narkoshteti i Edi Ramës dhe vetë Edi Rama.

Është e vërtetë se vende të tjera kanë Shqipërinë si furnizues kryesor të kabanisit”, tha ai.