Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Meksikë kreu i kartelit ekuadorian “Los Lobos”


Një udhëheqës i grupit kriminal ekuadorian “Los Lobos” është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Meksikës, njoftuan të mërkurën autoritetet meksikane dhe ato ekuadoriane.

I dyshuari, i njohur me pseudonimin “Lobo Menor”, ishte subjekt i një njoftimi të kuq nga Interpoli dhe lidhet me trafikun e drogës, zhvatjen dhe vrasjet, tha Ministri i Sigurisë së Meksikës, Omar Garcia Harfuch, në një postim në X.

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg, e identifikoi burrin si Angel Esteban Aguilar dhe tha se ai kërkohet në lidhje me vrasjen e kandidatit presidencial ekuadorian Fernando Villavicencio në vitin 2023, shkruan Reuters.

“Ai arriti të siguronte dokumente false me identifikim kolumbian dhe planifikonte të arratisej në Meksikë,” tha Reimberg.