Vendosni fjalën kyçe....

Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës


Në vijim të fjalimit para kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër SPAK-un, duke e akuzuar për dështim në luftën kundër korrupsionit dhe për privatizimin e dyshimtë të katër hidrocentraleve në kohën e Berishës , Shkopet, Ulëza, Bistrica 1 dhe Bistrica 2.

Rama tha se këto hidrocentrale, ndërtuar nga populli, iu dhanë kompanive private si kompensim i TVSH-së.

“Ka ndodhur shkatërrimi total i sistemit të shpërndarjes. E dyta, privatizimi kriminal i 4 hidrocentraleve shkopet, ulëza, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 si kthim TVSH-je.

Nëse duan korrupsion dhe duan të luftojnë korrupsionin se krimin mesa duket, nuk e kanë të lehtë ta luftojnë deri në fund përderisa nuk kanë fuqi të ngrenë akuzë për ‘21 janarin’, të shkojnë dhe të marrin dosjen e këtyre 4 veprave të ndërtuara nga populli dhe që i takonin vetëm popullit dhe iu dhanë një kompanie që nuk i kthehej TVSH-ja, thanë TVSH-s’jua kthejmë, por merrni këtë hidrocentralin.

Këta janë sot ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit me flakë nëpër duar dhe me llapën jashtë”, u shpreh Rama.