Vendosni fjalën kyçe....

Nis gjyqi për dosjen Veliaj, Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, nuk mund të paraqitet


Bashkëshortja e kryebashkiakut të TiranaAjola Xoxa, nuk është paraqitur në seancën gjyqësore në GJKKO.

Në sallë ishte i pranishëm vetëm avokati i saj, Maks Haxhia, i cili deklaroi se klientja e tij ndodhet në pamundësi shëndetësore për të marrë pjesë në seancë.

Sipas Haxhias, Xoxa është shtatzënë dhe mjeku i ka rekomanduar të mos paraqitet në gjykatë.

Haxhia: Klientja është në pamundësi shëndetësore, është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë, i kam kërkuar të sjellë aktin e mjekut.