Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi mblidhet të enjten për projektligje, pa diskutimin e imunitetit të Ballukut



Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare të enjten, më 5 mars, ku pritet të diskutohen dhe të miratohen disa projektligje dhe çështje procedurale.

Në rendin e ditës të publikuar zyrtarisht nuk është përfshirë çështja e ish-zëvendës/kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar arrestimin.

Gjithashtu, nuk figuron as kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Mbete të shihet në cilën seancë parlamentare do të trajtohet kjo çështje.