Vendosni fjalën kyçe....

Dogana Kapshticë bllokon rreth 1 ton mjaltë pa dokumentacion sigurie



Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi e cila nuk dispononte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.

Ngarkesa, e destinuar për import dhe tregtim në vend, është vendosur në magazinën doganore deri në përfundimin e analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore.

Sipas njoftimit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj e konsiderojnë prioritet garantimin e sigurisë ushqimore. Mbrojtja e konsumatorit dhe respektimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva kryesore, edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.