Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit e PD-së largohen nga Kryeministria, nisen drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit


Sali Berisha dhe funksionarët e PD janë larguar nga Kryeministria.

Të pasuar nga militantët, ata po largohen nga godina qeveritare pa hedhur asnjë molotov dhe po drejtohen drejt Policisë së Shtetit.

Skenari i deklaruar nga demokratët këtë protestë është marshimi drejt institucioneve, ndryshe sipas PD, në pikat më të korruptuara të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Marshimi nisi që nga kryeministria, ku PD kërkoi rrëzimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.