
Në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, eurodeputeti Andrey Kovatchev theksoi se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri duhet të japë rezultate më konkrete dhe se institucionet si SPAK duhet të veprojnë të pavarura dhe pa presion politik.
Ai kërkoi që hetimet në vijim, përfshirë ato ndaj zyrtarëve të lartë, të vazhdojnë pa ndërhyrje dhe që shqyrtimi i kërkesave për heqjen e imunitetit të bëhet pa vonesë.
“Lufta kundër korrupsionit duhet të japë rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarur dhe në mënyrë efecientë, të lira nga presioni politik.
Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv.
Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imuniteti pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit. Jam i shqetësuar për amandamentet në Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur zyrtarët nga pezullimi kur janë nën hetim.”