Vendosni fjalën kyçe....

Profesori e la në klasë se bëri detyrën me AI, nëna e studentit ia beh në zyrën e tij


Profesori në Kretë përballet me nënën e studentit për dështimin në provimin e inteligjencës artificiale

Një profesor në Universitetin e Kretës në Greqi u përball me një përplasje të pazakontë pasi ngeli në klasë një student në një detyrë me shkrim për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale (AI).

Në një postim në Facebook, Dimitris Xenakis, nga Departamenti i Shkencave Politike në Rethymno, tha se studenti kishte paraqitur një kundërshtim dhe ishte planifikuar për një riprovim me gojë, kur në zyra e tij u shfaq nëna e studentit, e shoqëruar nga një shoqe, shkruan Ekathimerini.

Dy gratë, të cilat thanë se kishin udhëtuar nga Athina posaçërisht për të takuar profesorin, raportohet se theksuan “statusin dhe funksionin e tyre… duke menduar se unë ndoshta do kisha frikë ose në një farë mënyre do të doja përfitoja prej tyre dhe kështu të ndryshoja mendjen”, sipas Xenakis.

Pavarësisht ndërhyrjes së tyre, profesori tha se ai refuzoi të ndryshonte notën e studentit.