Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja e Këshillit të Imuniteteve nis me debate, Bardhi: Zvarritët çështjen për më shumë se 2 muaj


Ka nisur mbledhja e Këshillit të Imuniteteve ku pritet të merret një vendim në lidhje me mandatin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka shprehur shqetësimin për vonesën mbi dy muaj të trajtimit të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Keni penguar drejtësinë për dy muaj, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren,” tha Bardhi.

Ai kërkoi që mbledhja e Këshillit të Imunitetit të mbahet e hapur dhe që media të ketë mundësi ta ndjekë procesin.

“Ne parim, mbledhjet e organeve të Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje të mbahet me dyer të mbyllura.

Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund ti fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkefajësinë e Edi Ramës në këtë çështje” – mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.