Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtohet ura e Gjinikasit në Devoll


Ura e Gjinikasit, në fshatin Moglicë, është dëmtuar rëndë si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Devoll dhe rrëshqitjeve të vazhdueshme të dherave nga shpati i malit.

Një pjesë e konsiderueshme e urës është shembur, duke e bërë atë të pakalueshme dhe duke izoluar banorët e disa fshatrave në zonën e Oparit të Poshtëm.

Në mungesë të ndërhyrjeve të qëndrueshme, banorët e zonës kanë vendosur një strukturë metalike provizore mbi segmentin e dëmtuar për të mundësuar kalimin e automjeteve, duke rrezikuar sigurinë e tyre deri në realizimin e investimeve të nevojshme.