Vendosni fjalën kyçe....

Gallatasarai e bën Juven “të flasë më vete”, e shpartallon 5-2


Juventusi është shpartalluar nga Gallatasarai në Turqi në ndeshjen e vajtjes, të vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampionëve.

Pas pjesës së parë të dominuar nga italianët që e mbyllën në avantazh 2-1, me nisjen e së dytës ekipi turk shënoi katër gola duke e mbyllur përballjen 5-2.

Ndeshja e kthimit luhet në Torino  më 25 shkurt. Humbja e Juventusit ishte e dyta me peshë pas asaj ndaj Interit në Milano në derbin e fundjavës, një sfidë që u shoqërua më shumë polemika.