
Reshjet të dendura bore kanë përfshirë mbrëmjen e sotme Qafë Thorën.
Sipas ARRSH-së, për të mbajtur të hapur rrugën drejt Thethit po punohet me dy borëpastruese.
Në njoftim theksohet se reshjet e borës pritet të vijojnë e për këtë arsye pritet të ketë vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
“Në Qafë Thore vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë. Aktualisht po punohet me dy borëpastruese njëkohësisht për mbajtjen e rrugës të hapur dhe të kalueshme, momentalisht qarkullimi vijon pa probleme. Sipas parashikimit të motit, reshjet pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natës, çka do të sjellë vështirësi në qarkullim por edhe në punën e borëpastrueseve. Situata po monitorohet, grupet e punës dhe mjetet janë në terren Ju lutemi tregoni kujdes maksimal në rrugë. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të pajisen me zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij aksi dhe të ndjekin udhëzimet në terren.” – thuhet në njoftimin e ARRSH-së.