
Një mbikëqyrës i zyrës së Agjencisë Amerikane kundër Drogës, DEA, është arrestuar si pjesë e një hetimi për abuzim me një program vizash amerikane të destinuara për informatorë konfidencialë. Lajmi u konfirmua të enjten për nga një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar amerikan që janë në dijeni të çështjes.
Arrestimi ndodh në një moment kur administrata Trump ka vendosur mbylljen e menjëhershme të zyrës kundër narkotikëve në këtë vend të Karaibeve, duke e përshkruar situatën si një “shkelje të pështirë dhe të turpshme të besimit publik”.
Republika Dominikane konsiderohet një pikë e rëndësishme tranziti për narkotikët që nisen nga Amerika e Jugut, dhe autoritetet vendase të zbatimit të ligjit kanë bashkëpunuar prej vitesh me homologët amerikanë.
Në fund të nëntorit 2025, presidenti domenikan bëri të ditur se kishte autorizuar qeverinë e SHBA-së të operonte në zona të kufizuara brenda Bazës Ajrore San Isidro dhe Aeroportit Ndërkombëtar Las Américas, me qëllim forcimin e luftës kundër trafikut të drogës.
Sipas burimeve, Melitón Cordero u ndalua si pjesë e një hetimi të drejtuar nga DHS. Dy personat që folën për AP kërkuan të mbeten anonimë për shkak se hetimi është ende në zhvillim.
Nuk janë dhënë hollësi të tjera mbi arrestimin, ndërsa mesazhet dërguar në telefonin celular të Corderos nuk morën përgjigje të menjëhershme. As DHS dhe as DEA nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Mbyllja e zyrës së DEA-s
Më herët gjatë së enjtes, ambasadorja e SHBA-së në Republikën Dominikane, Leah F. Campos, njoftoi se zyra e DEA-s ishte mbyllur deri në një njoftim të dytë, pa specifikuar arsyen konkrete.
“Përdorimi i kapacitetit zyrtar për përfitime personale përbën një shkelje të pështirë dhe të turpshme të besimit publik,” shkroi ajo në platformën X.
“Nuk do toleroj as perceptimin e korrupsionit në asnjë pjesë të Ambasadës që unë drejtoj.”
Ministri i Jashtëm i Republikës Dominikane, sqaroi se mbyllja e zyrës nuk lidhej me qeverinë domenikane, por ishte pjesë e një hetimi të brendshëm amerikan.
Çdo vit, DEA, dhe agjenci të tjera federale amerikane të zbatimit të ligjit sponsorizojnë hyrjen në SHBA të qindra shtetasve të huaj, të cilët në rrethana normale mund të konsideroheshin të papranueshëm për shkak të lidhjeve me aktivitete kriminale. Me kalimin e kohës, shumë prej këtyre individëve, nga të cilët pritet të ndihmojnë hetimet, përfitojnë të drejtën për qëndrim të përhershëm, shkruan Borderland Beat.
Një raport i vitit 2019 nga një organ mbikëqyrës i evidentoi disa mangësi në programin e vizave, duke zbuluar se autoritetet kishin humbur gjurmët e rreth 1,000 personave të sponsorizuar. Sipas raportit, kjo situatë paraqiste rrezik për sigurinë publike dhe sigurinë kombëtare për shkak të përfshirjes së tyre në aktivitete kriminale.
