Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Shkodër–Hani i Hotit, dy gra të lënduara lehtë



Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër–Hani i Hotit, ku automjeti me drejtuese shtetasen B. G. u përplas me një tjetër automjet të drejtuar nga E. S..

Si pasojë e përplasjes, të dyja drejtueset u dëmtuan lehtë dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.