
45 kg ar me vlerë 7 milionë euro janë sekuestruar në Pejë nga autoritetet në Kosovës.
Sipas Inspektorati Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), qëllimi i operacionit ishte verifikimi i ligjshmërisë së tregtimit, prejardhjes së metaleve të çmuara dhe respektimit të standardeve teknike sipas legjislacionit në fuqi.
“Ndalim i përkohshëm i mallrave – IQMT ndaloi mbi 20 kg ari të paverifikuar dhe pa shenjëzuar nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës. Kjo sasi do të mbetet e bllokuar deri në përfundimin e procedurave ligjore. Sekuestrim i metaleve të çmuara – Janë sekuestruar mbi 25 kg punime të ariut dhe metaleve të tjera të çmuara, për të cilat operatorët ekonomikë nuk kanë prezantuar dokumentacionin e nevojshëm mbi prejardhjen”, thuhet në njoftim.



