
Mirlinda Karçanaj është dorëhequr nga posti i Drejtoreshës së Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit(AKSHI). Në vend të saj është emëruar Igli Tafa, i cili më herët ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.
Fillimisht, Karçanaj kishte deleguar detyrën te Romina Kostani, ndërsa dorëheqja vjen në një kohë kur ajo ndodhet në “arrest shtëpie”, me vendim të GJKKO.
Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Me urdhër të SPAK, më 16 dhjetor 2025 u lëshuan tetë masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-t dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, lidhur me dyshime për abuzime me tendera.