
Afrim Qendro është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit duke zëvendësuar Dallëndyshe Bicin. Qendro ka mbajtur deri tani detyrën e prefektit të Tiranës. Më herët ka qenë edhe nënkryetar i bashkisë Vlorë para se të kalonte si prefekt i kryeqytetit.
Gjatë karrierës së tij në administratë, Qendro ka qenë drejtor i Autoriteit Rrugor Shqiptar në vitet 2017–2019 në kohën kur ministër I Infrastrutkjyrës ishte Damian Gjiknuri.
Gjatë kohës si drejtor i ARRSH-së, emri i tij është përmendur në lidhje me projektin e Unazës së Re dhe skandalin me kompaninë “DH Albania”, ku ka dëshmuar në prokurori si person në dijeni për procedurat e tenderimit.